Zelensky i kërkon parlamentit të Ukrainës ta sanksionojë Iranin për 50 vjet
28 maj 2023
| 19:06
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar parlamentit të vendit të vendosë sanksione ndaj Iranit për 50 vjet.
Duke cituar një projekt-rezolutë, gazeta ukrainase Kyiv Independent, tha se kërkesa përfshin një ndalim të plotë të tregtisë iraniane, investimeve dhe teknologjive të transferimit, si dhe tërheqjen e aseteve iraniane nga Ukraina.
Parlamenti i Ukrainës duhet të miratojë projektligjin që ai të bëhet ligj, por parlamenti nuk e ka caktuar ende votimin.
Irani i ka ofruar Rusisë pajisje ushtarake dhe tashmë është sanksionuar nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian për furnizimin me dronë në vend.
Një burim sigurie ka thënë për Sky News se Irani ka furnizuar fshehurazi sasi të mëdha plumbash, raketash dhe predha mortajash në Rusi.