Zelensky i kërkon ShBA-së më shumë sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve gjatë natës

26 mars 2025 | 13:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është përgjigjur sulmeve ruse në Ukrainë gjatë natës, duke thënë se ato tregojnë se Moska nuk po shkonte drejt “paqes së vërtetë”.

Në një postim në Telegram, ai i quajti sulmet vetëm disa orë pas negociatave të armëpushimit si “një sinjal të qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë” dhe bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë, duke përfshirë sanksione të mëtejshme të SHBA-së, shkruan The Guardian.

Ai theksoi se propozimi i ShBA-së për një armëpushim të plotë ka qenë në tryezë që nga 11 marsi, por “fjalë për fjalë çdo natë” Rusia vazhdon të refuzojë ofertën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, para familjarëve të masakruarve 26…