
Zelensky i përgjigjet Trumpit: Jeton në një hapësirë dezinformimi
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka thënë se nëse dikush dëshiron ta zëvendësojë atë si udhëheqës tani, nuk do të funksionojë, pasi siç ka theksuar ai 58 për qind e popullit ukrainas kanë besim tek ai si lider.
Udhëheqësi ukrainas e ka thënë këtë duke u bazuar në një sondazh. Kjo pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump pretendoi se Zelensky, i cili ka fituar një mandat pesëvjeçar në 2019 ishte “në rënie me 4% vlerësim të miratimit”, raporton “The Guardian”.
“Pra, nëse dikush dëshiron të më zëvendësojë mua tani, kjo nuk do të funksionojë”, ka thënë Zelensky.
Zelensky gjithashtu ka thënë se “shumë dezinformata vijnë nga Rusia dhe se edhe Trumpi po jeton në këtë fluskë dezinformimi”.
“Fatkeqësisht, presidenti Trump, me gjithë respektin e duhur për të si lider i një kombi që ne e respektojmë shumë… po jeton në këtë flluskë dezinformimi”, ka thënë ai.
Trump: Zelenskyn e do vetëm 4 për qind e popullsisë së tij, duhen të mbahen zgjedhjet sa më parë