Zelensky i pikëlluar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut

16 mars 2025 | 13:34

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje, mori jetën e 59 personave.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas.

“Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar presidenti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori Publik, Lupco Kocevski, ka deklaruar se janë duke u…