Zelensky intervistohet për herë të parë pranë vijës së parë të frontit nga gazetari i Fox News
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u intervistua për herë të parë shumë pranë vijës së parë të frontit të luftës ruso-ukrainase, kur foli me drejtuesin e Fox News, Bret Baier.
Intervista e Baier, e cila do të transmetohet sonte natën në “Special Report” të Fox-it, do të shënojë herën e parë që një udhëheqës ukrainas intervistohet në vijën e frontit që nga fillimi i agresionit rus në 2022.
“Baier do të flasë me presidentin për dyvjetorin e luftës, debatin e Kongresit mbi financimin shtesë për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit në konfliktin në vazhdim”, tha rrjeti televiziv në njoftimin e intervistës.
“Ai gjithashtu do të udhëtojë me presidentin ndërsa flet në një konferencë ushtarake, ku u jep medalje disa prej trupave të tij dhe do të vizitojë ushtarët e plagosur në spital”, shtoi Fox.
Takimi i Baier me Zelensky vjen vetëm disa ditë pasi Tucker Carlson, ish-prezantuesi më i vlerësuar i rrjetit, transmetoi një intervistë me presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën Putin kritikoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt.
“Ukraina është një shtet artificial që u formua sipas vullnetit të Stalinit”, tha Putin atëherë, duke shtuar se mesazhi i Rusisë për ShBA-në është se nëse vërtet duan të ndalojnë luftën, duhet të ndalojnë furnizimin me armë në Ukrainë.
Volodymyr Zelensky gave an interview to FOX News on the front lines
"Less than 1.5 miles from Russian positions, Zelensky speaks about the anniversary of the war, the debate in Congress about providing additional funding to Ukraine and the withdrawal of Ukrainian troops from… pic.twitter.com/vHlvoRc3PR
— Jürgen Nauditt 🇩🇪🇺🇦 (@jurgen_nauditt) February 22, 2024