Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri një thirrje emocionale për anëtarët e NATO-s, duke thënë se niveli aktual i ndihmës së huaj për Ukrainën është “shumë i kufizuar”.
Ai tha se aleatët perëndimorë po zbatojnë standarde të dyfishta në raport me Ukrainën dhe Izraelin, raporton skynews.
“Izraeli nuk u la në duart e veta gjatë bombardimeve ajrore iraniane të shtunën”, pohoi lideri ukrainas.
“Gjatë atij sulmi, aleatët perëndimorë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ndërhynë për të ndihmuar Izraelin të rrëzonte dronët dhe raketat iraniane”, shtoi Zelensky.
“Putini duhet të zbretit në tokë dhe qiejt tanë duhet të bëhen përsëri të sigurt… Kjo varet tërësisht nga zgjedhja juaj… nga zgjedhja nëse ne jemi vërtet aleatë”, deklaroi 46-vjeçari.
Ndryshe, shtetet perëndimore kanë refuzuar që të marrin pjesë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë gjersa Izraelit i kanë dalë në ndihmë duke rrëzuar dronët dhe raketat iraniane që shkonin drejt Tel Avivit.