Zelensky jep shenja paqeje, njoftoi mundësinë për diskutimin e Krimesë e Donbasit
Presidenti ukrainas Zelensky ka deklaruar se Kievi mund të diskutojë me palën ruse se çdo të ndodhë me Krimenë dhe rajonet separatiste. Njohja e tyre nga Ukraina është kërkesa kryesore e Moskës çka mund të depërshkallëzonte situatën.
Presidenti i Ukrainë Volodymyr Zelensky tha se autoritetet në Kiev mund të diskutojnë dhe të kërkojnë një kompromis se si do të jetojnë njerëzit në Krime dhe republikat e Donbasit, Lluhansk dhe Donetsk.
Kreu i shteti shprehu gatishmërinë për këtë temë, çka mund të jetë edhe një pikë kthese në situatën e tensionuar në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka deklaruar më herët se Moska do të ndalojë sulmin ndaj Ukrainës nëse Kievi përmbush kushtet e Rusisë, siç është njohja e Krimesë si ruse dhe njohja e sovranitetit të republikave të vetëshpallura Donetsk dhe Lluhansk të cilat janë të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, konflikt që la pas rreth 14 mijë viktima.
Edhe ndihmësi i presidentit Putin, njëherazi kreu i delegacionit rus në negociatat me Ukrainën, Vladimir Medinski u shpreh se kishte shpresë se do të gjendej një zgjidhje për njohjen e Krimesë dhe Donbasit.
Ai sqaroi se Kievi e sheh të pamundur njohjen e tyre, por sipas palës ruse njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë dhe dy rajoneve separatiste si entitete të pavarura nuk është praktikisht e pamundur.
Më 24 shkurt, Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës në kuadër të asaj të cilën Moska e quajti operacion special për çmilitarizimin dhe denazifikimin e vendit.