Zelensky: Ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone
04 tetor 2022
| 11:17
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së hënës, ka deklaruar se “ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone”.
Zelensky ka thënë se “luftimet e ashpra vazhdojnë në shumë zona të frontit”, dhe se në lindje, forcat ukrainase u futën në rajonin e Luhanskut të kontrolluar nga Rusia.
“Gjithnjë e më shumë pushtues po përpiqen të shpëtojnë, gjithnjë e më shumë humbje po i shkaktohen ushtrisë armike dhe gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se Rusia bëri gabim që filloi luftën kundër Ukrainës”, ka thënë presidenti Zelensky.