Zelensky kërkon dialog direkt me Putinin
14 mars 2022
| 11:11
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka për të mundësuar një takim me presidentin”, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim me video të publikuar të hënën.
Ky do të jetë një takim, për të cilin ai është i sigurtë, se e presin të gjithë, ka thënë Zelensky, duke theksuar, se kjo është një rrugë e vështirë, por e nevojshme për të marrë garanci të efektshme.
Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov nuk e përjashtoi të dielën një takim të drejtpërdrejtë me presidentin Putin.
Por duhet të kuptohet, se cili do të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë duhet të bisedohet aty, tha Peskov.