Zelensky kërkon takim urgjent me vendet e NATO-s
Zelensky bën thirrje për Këshillin Ukrainë-NATO pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e Kokrrave të Detit të Zi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky tha se i kërkoi Stoltenbergut që të thërret urgjentisht një takim mes Kievit dhe anëtarëve të NATO-s, pas hapave agresivë të Rusisë në Detin e Zi.
“Çdo destabilizim në këtë rajon dhe ndërprerja e rrugëve tona të eksportit do të nënkuptojë probleme me pasoja përkatëse për të gjithë në botë”, tha Zelensky, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Zelensky tha se një këshill Ukrainë-NATO është urgjentisht i nevojshëm “për konsultimet e duhura për krizën” dhe për të vendosur mbi hapat “për të zhbllokuar dhe siguruar funksionimin e qëndrueshëm të korridorit të grurit”.
Kujtojmë se Moska është tërhequr nga një marrëveshje që lejonte kalimin e sigurt të eksporteve të grurit ukrainas gjatë luftës, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e afërt të tregut global të ushqimit.