Zelensky kthehet në Ukrainë pas vizitës në SHBA: Po vij me rezultate të mira
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kthyer në Ukrainë pasi vizitoi Shtetet e Bashkuara në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt, tha zëdhënësi i tij për AFP.
Sergiy Nykyforov, një sekretar i shtypit presidencial, konfirmoi se lideri ukrainas kishte kaluar kufijtë e vendit pas një ndalese të shkurtër në Poloni për t’u takuar me presidentin aleat Andrzej Duda. Zelensky tha në më herët se ai po kthehet në vendin e tij me rezultate të mira.
“Po kthehem nga Uashingtoni. Duke ardhur me rezultate të mira, kjo do të ndihmojë vërtet”, tha ai.
Ai falënderoi gjithashtu presidentin amerikan Joe Biden për”ndihmën e tij dhe për udhëheqjen ndërkombëtare dhe për angazhimin e tij për fitore.
“Falënderoj Kongresin Amerikan, të dy Dhomat, të gjitha palët që mbështesin Ukrainën, të gjithë ata që na urojnë Fitoren aq sa e dëshirojmë ne”, shtoi Zelensky.