Zelensky: Lufta në Ukrainë po tregon se Evropa ka nevojë për prodhim të përbashkët të armëve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë sot se agresionit rus kundër Ukrainës mund të mposhtet, duke shtuar se situata në fushëbetejë për momentin mbetet relativisht e qëndrueshme.
“Është Rusa mund të kthehet brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare. Agresioni i saj mund të mposhtet”, tha Zelensky në një konferencë në Suedi përmes një video-lidhje.
“Lufta në Ukrainë ka treguar se Evropa duhet të zhvillojë prodhimin e përbashkët të armëve për të siguruar që kontinenti mund të ruajë veten në çdo situatë globale që mund të lindë”, tha presidenti i Ukrainës.
“Dy vitet e kësaj lufte kanë dëshmuar se Evropa ka nevojë për arsenalin e saj të mjaftueshëm për të mbrojtur lirinë dhe aftësinë e saj për të siguruar mbrojtjen”, tha Zelensky, i cili ishte folësi kryesor në konferencën vjetore kombëtare të komunitetit politik dhe të sigurisë suedeze kushtuar mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha në konferencë se detyra kryesore e politikës së jashtme suedeze në vitet e ardhshme do të jetë të mbështesë Ukrainën.