Zelensky mbërrin në Britani për t’u takuar me kryeministrin Sunak
15 maj 2023
| 13:21
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Britaninë e Madhe për t’u takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Lajmin e bëri të ditur Downing Street të hënën.
Zelensky mbërriti në Chequers, shtëpia zyrtare në fshat e kryeministrit britanik në detyrë, rreth orës 09:30 të mëngjesit me orën lokale, raporton “CNN” duke cituar burime.
Të dy liderët do të zhvillojnë diskutime “mbi rezistencën e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës ndaj pushtimit brutal të Putinit”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se Britania e Madhe i ka dërguar disa raketa “Storm Shadow” në Ukrainë, duke i dhënë vendit një aftësi të re sulmi me rreze të gjatë përpara një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse.