![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/Zelenskyyyy.png)
Zelensky merr një vendim për partitë që kanë lidhje me Moskën
20 mars 2022
| 10:04
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar sot se aktiviteti i 11 partive të vendit, disa prej të cilave kanë lidhje me Moskën, do të limitohet dhe do të vendoset nën kontroll.
Në një video të publikuar gjatë natës, Zelensky edhe liston emrat e partive në fjalë. Mes tyre është edhe Platforma e Opozitës Për jetë, një nga partitë më të mëdha pro ruse që ka përfaqësues edhe në Parlamentin e Ukrainës.
Sipas asaj që bëri me dije Zelensky, Ministria e Drejtësisë në vend do t’i implementojë kufizimet menjëherë dhe do të qëndrojnë në fuqi derisa të zgjasë ligji ushtarak.