Zelensky në Hagë akuzon Rusinë për 6 mijë krime lufte vetëm gjatë muajit prill
04 maj 2023
| 12:21
Gjatë fjalimit të tij në Hagë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që të respektohet liria, drejtësia dhe paqja.
“Është pikërisht ajo që na duhet tani”, ka thënë Zelensky.
Presidenti ukrainas ka thënë rreth 6 139 krime lufte janë kryer vetëm nga rusët në prill, dhe se 207 civilë kanë humbur jetën nga këto krime përfshirë 11 fëmijë.
Zelensky ka përmendur gjithashtu edhe sulmin ditën e djeshme në Kherson, ku 23 persona kanë humbur jetën dhe 49 mbetën të plagosur. /abcnews.al