Zelensky në javën e ardhshme shkon në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan Joe Biden në javën e ardhshme pritet të takohet me Volodymyr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë një zyrtar amerikan.
Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet pas Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raporton skynews.
Presidenti ukrainas vizitoi për herë të fundit ShBA-në në dhjetor të vitit të kaluar dhe u takua me të parin e shtetit amerikan, Bidenin.
Gjatë vizitës, i cili ishte udhëtimi i parë i njohur jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus, ai iu drejtua edhe Kongresit amerikan.
Ai tha se ShBA-ja dhe Ukraina ishin “aleatë në këtë betejë” dhe “viti i ardhshëm do të jetë një pikë kthese”.
Zelensky pritet të marrë pjesë në seancën plenare vjetore të OKB-së, e cila do të mbahet në Nju-Jork.