Zelensky në nisje të samitit urgjent të BE-së: Jemi mirënjohës që s’jemi vetëm, këto s’janë vetëm fjalë

06 mars 2025 | 12:39

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në arritje në samitin urgjent të vendeve të BE-së që sot po nis në Bruksel, ka falënderuar liderët evropianë për “mbështetjen e tyre të fortë” të cilën ai thotë se e ka parë “që nga fillimi i luftës dhe … gjatë gjithë kësaj periudhe dhe javën e kaluar, ju qëndroni me ne”.

“Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ne e ndjejmë atë. Është shumë e rëndësishme që ju [dërgoni] një sinjal të fortë për popullin ukrainas, për luftëtarët ukrainas, për civilët, për të gjitha familjet tona. Dhe është e mrekullueshme që nuk jemi vetëm”, ka thënë ai.

Zelensky në një prononcimin për medie ishte bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Costa ka thënë se liderët evropianë duhet të “marrin vendime dhe të përmbushin” premtimet e tyre ndërsa përballen me seriozitetin e situatës.

“Ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka thënë ai.

Duke iu kthyer Zelensky-t, ai i ka thënë atij “ne jemi me ju, ne do të vazhdojmë me ju tani dhe në të ardhmen”, pasi ai thotë se e sheh Ukrainën si një “shtet anëtar të ardhshëm”.

Von der Leyen ka thënë se është “një moment vendimtar” për Evropën dhe Ukrainën pasi kontinenti “përballet me një rrezik të qartë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të mërkurën ka propozuar i…