Zelensky: Nëse nuk do të isha president, do të isha në fushën e betejës
Nëse Ukraina nuk do të gjendej nën sulmin e armikut në shkallë kaq të gjerë, presidenti Volodymyr Zelensky do të ishte në terren duke luftuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri ukrainas në një intervistë me gazetarët finlandezë, suedezë, danezë dhe norvegjezë.
“Patjetër që do të isha në Ukrainë dhe patjetër që do të luftoja”, tha presidenti ukrainas.
Ndërsa, kur u pyet nga një gazetar nëse do të ishte bërë ushtar, Zelensky u përgjigj: “Mendoj se po.”
Ndërkohë, numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë deri më tani ka shkuar në 477. Shifrat i bëri të ditura Prokuroria e Kievit. Ndërsa, 955 të mitur kanë mbetur të plagosur.
“Deri më sot në Ukrainë janë prekur më shumë se 1432 fëmijë si pasojë e agresionit të Rusisë. Sipas informacioneve zyrtare, 477 fëmijë janë vrarë dhe mbi 955 janë plagosur”, thuhet në raportin e Prokuroria Publike, e cila nënvizon se të dhënat nuk janë të plota. /A2CNN