Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do ta nisë Luftën e Tretë Botërore

14 prill 2025 | 13:06

Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti, ka paralajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky.

Presidenti i Ukrainës ka folur për gazetën amerikane “CBS” përpara sulmit shkatërrues të Rusisë në Sumy, i cili ka vrarë 34 persona.

“Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej”.

“Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar i (Vladimir) Putinit është të ringjallë perandorinë ruse dhe të rimarrë territoret aktualisht nën mbrojtjen e NATO-s. Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj se mund të përshkallëzohet në një luftë botërore”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Ai ka theksuar se “nuk do të ketë një vend të sigurt, nuk do të ketë një vend të sigurt për (askënd)”.

Ndryshe, kujtojnë mediat e huaja, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, ka kërkuar të mbajë kanalet diplomatike të hapura me Rusinë, duke pretenduar muajin e kaluar se Putini “dëshiron paqe”.

Kur është pyetur për ambiciet territoriale të presidentit rus përtej Ukrainës, Witkoff është përgjigjur: “Unë thjesht nuk shoh se ai dëshiron të marrë të gjithë Evropën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro kanë intervistuar 4 finalistët e…