Zelensky njofton për shtetin që sapo i ofroi asistencë ushtarake Ukrainës
25 shkurt 2022
| 13:54
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Zelenskyi ka thënë se është mirënjohës ndaj kryeministres së Suedisë për ndihmën e ofruar.
“Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës. Mirënjohës ndaj Kryeministres së Suedisë për përkrahjen e saj efektive. Duke ndërtuar një koalicion anti-Putin bashkë”, ka shkruar Zelenskyi.
Sweden provides military, technical and humanitarian assistance to Ukraine. Grateful to @SwedishPM for her effective support. Building an anti-Putin coalition together!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022