
Zelensky njofton për takimin e radhës ShBA – Ukrainë
07 mars 2025
| 09:00
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të punojë në mënyrë konstruktive me Presidentin amerikan, Donald Trump, për të arritur paqen në konfliktin me Rusinë.
Pas samitit me vendet evropiane që u mbajt të enjten, Zelensky ka thënë se bashkëpunimi me SHBA-në do të sjellë një paqe të shpejtë dhe të qëndrueshme.
Zelensky, gjithashtu, ka konfirmuar se pala ukrainase do të takohet me atë amerikane gjatë javës së ardhshme, takim që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.