Zelensky njofton shkarkimin urgjent të 5 ambasadorëve ukrainas, mes tyre ai i Gjermanisë

09 korrik 2022 | 19:33

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftua ditën e sotme se janë shkarkuar nga detyra ambasadorët ukrainas në Gjermani, Hungari, Norvegji, Indi dhe Republikën Çeke.

Lider ukrainas nuk ka dhënë arsye për shkakrimin, ndërsa në një dekret të postuar në faqen e presidentit njoftohet vendimi. Nuk dihet nëse diplomatët e shkarkuar do marrin poste të tjera, ndërsa më herët Zelensky u kishte drejtuar atyre thirrje të herëpashershme që të siguronin mbështetje për Ukrainën gjatë luftës në vendet ku ata po shërbenin.

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Gjermanisë gjatë kësaj periudhe nuk janë dhe aq solide, për shkak të varësisë dhe lidhjeve të forta që Berlini zyrtar ka me gazin rus dhe naftën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë njerëz janë plagosur sot dhe mijëra të tjerë kanë…