Zelensky: Nuk e dija se e drejta për të jetuar ishte kaq e kushtueshme
08 prill 2022
| 23:54
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit “po mbrojnë të drejtën për të jetuar” në një intervistë për CBS News nga Kievi.
“Kurrë nuk e kam menduar se kjo e drejtë ishte kaq e kushtueshme. Këto janë vlera njerëzore – në mënyrë që Rusia të mos zgjedhë se çfarë duhet të bëjmë ne dhe si do t’i përdor të drejtat e mia”, tha ai.
Ai tha se në një vizitë të fundit në Bucha, ku Rusia është akuzuar për krime lufte, ai ishte dëshmitar i “vdekjes, vetëm vdekjes”.