Zelensky nuk e përmendi Kosovën, Ahmeti: Mendova se e keni takuar Kurtin, Kosova është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Ballkan

23 gusht 2023 | 10:53

Ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka bërë përshtypje fakti që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk e ka përmendur një shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës në Athinë, Albin Kurti në një video ku ai fliste për vizitat e fundit që i zhvilloi në Europë.

“Medova se e keni takuar edhe kryeministrin e Kosovës. Kosova është mbështetësja më i madh i Ukrainës në Ballkan?”, ka shkruar Ahmeti në “X”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati një shtrëngim duarsh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në mbrëmje në kryeqytetin e Greqisë, pas një darke joformale të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ata të Bashkimit Europian dhe të Ukrainës e Moldavisë.

“Katër vizita. Suedia, Holanda, Danimarka, Greqia. Samiti Ukrainë-Ballkan. Bisedime me krerët e Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Komisionit Evropian. Kthehemi në shtëpi me mbështetje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë”, ka thënë Zelensky, pa e përmendur Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është inauguruar “Muri i Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata…