Zelensky pajtohet me presidentin gjerman, e fton për vizitë në Kiev
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin e këtij shteti, Frank-Walter Steinmeier në një takim zyrtar në Kiev, ka njoftuar zyra e presidentit gjerman.
“BBC”-ja ka shkruar se Zelensky e ka bërë ftesën gjatë një bisede telefonike më presidentin gjerman.
Presidenti ukrainas ka thënë se gjatë telefonatës ai ka diskutuar dhe sqaruar me homologun e tij mosmarrëveshjet e të kaluarës midis dy vendeve. Ndërkohë, Steinmeieri ka shprehur “solidaritetin, respektin dhe mbështetjen” e tij për Ukrainën.
Ftesa vjen tre javë pasi Steinmeieri ishte refuzua nga Kievi për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike të Gjermanisë me Rusinë . Vizita e planifikuar e presidentit gjerman në kryeqytetin ukrainas ishte anuluar në minutën e fundit. /abcnews.al/