Zelensky para Parlamentit Evropian: Jemi duke luftuar për liri, dëshmojeni se jeni me ne

01 mars 2022 | 13:29

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video-lidhje ka folur në Parlamentin Evropian (BE) për pushtimin rus.

Ai ka thënë se shtetasit e tij janë duke e mbrojtur me jetë shtetin e tyre.

“Njerëzit e mi janë duke e mbrojtur me jetë shtetin e tyre, janë duke luftuar për liri. Jam i lumtur me atë që kam parë deri më tani. I kënaqur me unifikimin e të gjithëve këtu”, është shprehur Zelensky, duke shtuar se do të luftojnë deri në fund.

“Askush nuk do të mund ta pushtojë, jemi duke luftuar në çdo skaj të Ukrainës. Askush nuk do të mund të na thyej, jemi ukrainas, do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Zelensky.

Duke diskutuar sulmet me raketa në qytetin e dytë më të madh Kharkiv, ai ka thënë se dhjetëra njerëz janë vrarë. “Ky është çmimi i lirisë”, ka thënë presidenti ukrainas.

Ai e ka akuzuar Rusinë se synonte fëmijët ukrainas, duke bërë me dije se vetëm dje janë vrarë 16 fëmijë.

“Kemi një dëshirë që t’i shohim fëmijët tanë të gjallë, vetëm dje janë vrarë 16 fëmijë. Shtetasit tanë janë të motivuar, jemi duke luftuar për liri, po luftojmë që të shpëtojmë. Duam të jemi të barabartë para Evropës, sot jemi duke e shfaqur pikërisht këtë, pa ju Ukraina do të jetë e vetme, ne e kemi dëshmuar forcën tonë, dëshmojeni se jeni me ne”, ka thënë Zelensky.

Përkthyesi i Parlamentit Evropian është emocionuar teksa përkthente fjalët e Zelenskyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me punën e…