Zelensky paralajmëron krizë globale të ushqimit

09 maj 2022 | 17:16

Duhet të ketë masa të menjëhershme për të zhbllokuar portet ukrainase, në mënyrë që të mundësohet eksporti i grurit, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Zelenskyy shkroi në Telegram se “Është e rëndësishme të parandalohet një krizë ushqimore në botë e shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë”, raporton Sky News.

Ai shtoi: “Duhet të merren masa të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit”.

Ukraina dhe Rusia janë të dyja pjesëmarrëse të konsiderueshme në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, i ka nisur…