Zelensky paralajmëron liderët botërorë për ‘luftën e Rusisë kundër Ukrainës’
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka marrë pjesë në ditën e dytë të fjalimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar liderët botërorë se nuk do të ndihen të sigurt, për aq kohë sa Rusia do të kryejë luftë “në qendër të Evropës”.
Zelenskiy i ka bërë këto komente gjatë adresimit të tij të parë në këtë organizatë ndërkombëtare, në kohën kur Moska vazhdon të përkrahë separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë të vdekur më shumë se 13 000 persona dhe ka zhvendosur më shumë se 2 milionë të tjerë nga prilli i vitit 2014.
Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014, pavarësisht pse ky hap është dënuar nga shumë shtete.
Zelenskiy, që është betuar për pozitën e presidentit në maj të këtij viti, e ka konsideruar Kremlinin si një prej dy faktorëve që po pengon shtetin nga shfrytëzimi i potencialit që ka.
Ai ka thënë në një samit të OKB-së në Nju Jork se “agresioni rus kundër Ukrainës” është një ndalesë që pengon Ukrainën nga “arritja e qëllimeve” se Kievi nuk mund ta tejkalojë atë “pa mbështetje ndërkombëtare”.
Një traditë e “rezistencës politike” për reformat që janë të domosdoshme, ka qenë pengesa e dytë që ka përmendur ai.
Zelenskiy pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në margjina të Asamblesë së Përgjithshme në vonë gjatë ditës. /Rel/