Zelensky paralajmëron për përshkallëzim të sulmeve ruse

20 qershor 2022 | 08:32

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Rusia do t’i shtojë sulmet këtë javë ndërsa liderët e Bashkimit Evropian ”vlerësojnë” nëse do ta lejojnë Ukrainën të bashkohet me bllokun.

Moska ka bërë kërcënime të përsëritura kundër lejimit të Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në, por udhëheqësit perëndimorë kanë qenë kryesisht mbështetës.

Në fjalimin e tij mbrëmë vonë, Zelensky tha: “Natyrisht, këtë javë duhet të presim nga Rusia një shtim të aktiviteteve të saj armiqësore”.

“Ne jemi duke u përgatitur. Jemi gati”.

Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se ai nuk kishte “asgjë kundër” aplikimit të Ukrainës, por anëtarësimi i Ukrainës nga BE do të ndërhynte në synimet e Moskës për të mbajtur fqinjin e saj jashtë sferës së ndikimit të Perëndimit.

Udhëheqësit e BE-së do të shqyrtojnë ofertën e Ukrainës në një samit të enjten dhe të premten, por ekzekutivi i BE-së – Komisioni Evropian – ka rekomanduar që procesi të vazhdojë.

Megjithatë, vetë procesi mund të marrë shumë vite për të përfunduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca e Emmanuel Macron ka humbur shumicën absolute në Asamblenë…