Zelensky për Krishtlindjen: Viti i dytë që na gjen në luftë, lutemi për paqe e fitore
Për të dytin vit radhazi, Ukraina feston Krishtlindjet në luftë.
Presidenti Volodimir Zelenski, nga zemra e Kievit, uroi qyterarët e tij, e sidomos ushtrinë në frontin e luftës, për Krishtlindje të bardha, me urimin se lufta do të mbarojë shpejt dhe se vitin e ardhshëm, festën të mund ta kalojnë në shtëpi, në një tryezë, në paqe.
“Është viti i dytë që ne Krishtlindjen e kalojmë në luftë dhe festa në luftë merr një tjetër dimension. Është Krishtlindje, por ne e kalojmë jo në humor, me një shije tjetër, ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Edhe dreka e Krishtlindjes në familje është ndryshe sepse jo të gjithë janë në shtëpi dhe jo të gjithë e kanë ende një shtëpi. Sot, për ne nuk ka vlerë ushqimi mbi tryezë, por një tryezë ku njerëzit të ulen bashkë dhe të vlerësojnë jetën, si dikur”, tha Zelenski.
“Ne lutemi për fundin e luftës, ne lutemi për fitore. Sot, të gjithë ukrainasit janë bashkë. Ne festojmë Krishtlindjen së bashku, si një familje e madhe, si një komb i vetëm, i bashkuar. Hap pas hapi, ditë pas dite, errësira po zhduket dhe errësira do zhduket shumë shpejt, djalli do humbë. Sot, qëllimi ynë i vetëm është ëndrra jonë e vetme. Liria jonë, fitorja jonë, për Ukrainën tonë, për ditën kur të gjithë mund të mblidhemi përsëri në një shtëpi të paqtë, për të festuar paqesisht Krishtlindjen e për të uruar njëri tjetrin: Krishtli u ngjall”, shtoi Presidenti i Ukrainës.