Zelensky, personi më me ndikim në botë për vitin 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpallur personi më me ndikim në botë për vitin 2022, sipas sondazhit të revistës “Time”.
Me më shumë se 3.3 milionë vota, Zelensky doli i pari me 5% të votave.
Kur forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës, Zelensky një aktor komedie përpara se të zgjidhej President i Ukrainës në vitin 2019, u fut në skenën botërore dhe mblodhi liderët e mëdhenj për të mbështetur Ukrainën.
Zelensky u pasua nga CEO i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk me 3.5% të votave.
Vetëm dhjetorin e kaluar, Musk u emërua personi i vitit 2021 nga Time, për jetën në Tokë dhe jashtë saj.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson doli i treti me 3.4% të votave. Në fillim të vitit, Johnson u përball me kritika të mëdha, pasi u publikua lajmi se ai kishte thyer rregullat anticovid pasi organizoi një festë ditëlindjeje në zyrën e tij në Downing Street në qershor të vitit 2020.
Pas Johnson-it, me 3.2% të votave, ishin bluzat e bardha për luftën në vijën e parë kundër COVID-19.
Presidenti amerikan Joe Biden doli i pesti me 3.1% të votave.
Lista e plotë e 2022 TIME100 do të zbulohet më 23 maj.