Zelensky propozon dhënien e nënshtetësisë ukrainase për të huajt që mbrojnë Ukrainën
22 janar 2024
| 13:12
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka propozuar që luftëtarëve të huaj që janë duke luftuar për shtetin e tij t’u jepet shtetësia ukrainase.
Ai ka thënë se nga kjo reformë ligjore do të përfitojnë “luftëtarët e huaj që erdhën për të mbrojtur Ukrainën, ata që po luftojnë për lirinë e Ukrainës, sikur të ishte atdheu i tyre”. “Gjithashtu edhe personat me origjinë ukrainase dhe pasardhësit e tyre në mbarë botën do të kenë shtetësinë tonë, me përjashtim natyrisht të qytetarëve të shtetit agresor”, ka thënë ai.
Mijëra të huaj kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë e cila më 24 shkurt të vitit 2022 ka nisur pushtimin e shtetit fqinj. Moska i quan ushtarët e huaj mercenarë dhe si provë se NATO po bën një luftë kundër Rusisë.