Zelensky reagon pas sulmit rus: Vetëm të çmendurit mund ta bëjnë këtë

13 prill 2025 | 20:55

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.

“Raketa goditi mu në zemër të qytetit. Të dielën e Palmave”, tha Volodymyr Zelensky në një fjalim pas sulmeve në Sumy.

Ai tha se në mesin e viktimave nga sulmi rus është edhe një vajzë e vogël që ka “lindur këtë vit”, shkruan tch.

Zelensky shtoi se ajo humbi jetën në të dytin nga dy sulmet që “shpërthyen në rrugë”.

Dy fëmijë u vranë në sulmet ruse dhe 15 të tjerë u plagosën.

“Vetëm të çmendurit mund të bëjnë diçka të tillë”, tha Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe dy ditë na ndajnë nga seanca konstituive e Kuvendit,…