Zelensky: Rrethimi i Mariupolit është një terror që do të mbahet mend me shekuj

20 mars 2022 | 17:22

Qyteti lindor i Ukrainës, Mariupol, është përshkruar si “apokaliptik” ditët e fundit për shkak të bombardimeve të pamëshirshme dhe sulmeve ajrore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskye ka përshkruar rrethimin si një “krim lufte” dhe “një terror që do të mbahet mend për shekuj”.

Sipas Skynews, nëse Moska do të merrte kontrollin e Mariupolit, ajo do t’i siguronte Vladimir Putinit një korridor tokësor për në gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014.

Njerëzit vetëm kohët e fundit kanë mundur të largohen nga Mariupol, megjithëse këshilli i qytetit ka pohuar se mijëra njerëz u dërguan me forcë në qytete në Rusi.

Sot, Ukraina tha se një shkollë arti, e cila strehonte 400 njerëz, u godit nga një seri sulmesh ruse. Moska ende nuk ka komentuar, por ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar zonat civile.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 2-0, në…