Zelensky rrit taksat

29 nëntor 2024 | 08:07

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi rritjen e parë të taksave në Ukrainë qe nga fillimi i pushtimit rus.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori dhe taksa e luftës e paguar për të ardhurat personale do të rritet nga 1.5 në 5 për qind.

Qeveria prezanton gjithashtu një taksë lufte për dhjetëra-mijëra sipërmarrës të pavarur dhe biznese të vogla.

Buxheti i ri rrit gjithashtu disa pagesa të qirave, tatohen gjithashtu fitimet e bankave tregtare dhe rrit tatimin mbi fitimet e institucioneve të tjera financiare në 25 për qind.

Ukrainasit shpresojnë të mbledhin rreth 3.4 miliardë dollarë të ardhura shtesë vitin e ardhshëm për të financuar përpjekjet e mbrojtjes duke rritur taksat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emine Krasniqi ishte nga gratë e para që qëndisi flamurin…