Zelensky, rusëve: Do të vriteni një nga një për sa kohë Putini të jetë në pushtet

02 tetor 2022 | 08:19

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar rusët se “do të vriten një nga një, për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet, i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

“Derisa të zgjidhni të gjithë problemin e atij që e nisi të gjithën, që nisi këtë luftë të pakuptimtë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, do të bëheni kokë turku, sepse nuk e pranoni që kjo luftë është një gabim historik për Rusinë”, tha ai gjatë mesazhit të tij të përnatshëm.

Volodymyr Zelensky siguroi gjithashtu se ushtria ukrainase, e cila tani kontrollon qytetin e rëndësishëm strategjik të Limanit, do të rimarrë javën e ardhshme dhe qytete të tjera në rajonin e Donetskut, të cilat Moska i aneksoi të premten.

“Gjatë javës, flamuj të rinj ukrainas u valëvitën në Donbas”, që përfshin provincën Donetsk, tha presidenti ukrainas. “Do të ketë më shumë javën e ardhshme.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) ka zbuluar…