Zelensky, rusëve: Shkoni në shtëpi

30 gusht 2022 | 09:38

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit, që është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës.

Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre.

Gjatë një adresimi në orët e vona të 29 gushtit, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

“Nëse duan të mbijetojnë – është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai.

“Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i pres në takim…