Zelensky: Rusia dëshiron ta marrë lindjen dhe jugun e Ukrainës
03 prill 2022
| 08:33
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia dëshiron ta marrë lindjen dhe jugun e Ukrainës.
Në fjalimin e tij, të shtunën në mbrëmje, ai theksoi se forcat ukrainase janë duke u zhvendosur drejt lindjes, pasi deklaron se janë të vetëdijshme që Rusia ka mundësi ta rrisë presionin atje.
“Cili është qëllimi i trupave ruse? Ata duan të kapin Donbasin dhe jugun e Ukrainës”, ka thënë Zelensky.
Në mëngjesin e së dielës janë raportuar se kanë ndodhur shpërthime në qytetin strategjik të portit jugor Odessa, në bregun e Detit të Zi, shkruan BBC.