
Zelensky: Rusia ka njoftuar se zyrtarisht bombardimi i Ukrainës nis të hënën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte njoftuar zyrtarisht bombardimin më 7 mars. Sipas presidentit, flitet për sulme ndaj kompanive të mbrojtjes.
Kreu i shtetit vuri në dukje se shumica e tyre u ndërtuan dekada më parë nga autoritetet sovjetike.
Ai e bëri të ditur këtë gjatë fjalimit të tij drejtuar popullit ukrainas.
Presidenti theksoi se kjo ishte një vrasje e qëllimshme. Ai tha se asnjë nga liderët apo politikanët perëndimorë nuk reagoi ndaj këtij njoftimi të pushtuesve rusë.
“Mendoni për ndjenjën e mosndëshkimit të pushtuesve – ata po shpallin mizori që janë planifikuar. Pse? Sepse nuk ka reagim, sepse ka heshtje. Asnjë fjalë,” vazhdoi ai.
Volodymyr Zelensky shprehu shpresën se të paktën më 7 mars Perëndimi do ta vërejë këtë dhe do të thotë diçka.