Zelensky: Rusia po tenton t’i fshehë krimet e luftës, por s’mund ta mashtrojë tërë botën

05 prill 2022 | 08:37

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i bindur se Rusia po tenton t’i fshehë gjurmët e krimeve të luftës, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që t’i identifikojë trupat ruse që kryen krimet e luftës.

Ai tha se Moska nuk mund ta mashtrojë tërë botën, pavarësisht prej përpjekjeve të saj për t’i shtrembëruar faktet.

Ushtarët rusët po akuzohen se kanë kryer gjenocid, pas raportimeve për zbulimin e varrezës masive dhe torturës së ushtruar nga forcat e Kremlinit mbi civilët në Buça derisa po tërhiqeshin nga periferia e Kievit.
Duke iu drejtuar kombit, Zelensky theksoi se civilët e çliruar nga zonat e Kievit, Chernihivit dhe Sumyt ishin subjekt i tretmanit që nuk është parë as në kohën e okupimit nazist 80 vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar mbrëmë se gjyshi…