Zelensky, Rusisë: Nëse doni bisedime, mos na sulmoni

03 mars 2025 | 15:33

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në postimin e fundit të bërë në rrjetet sociale ka akuzuar Rusinë për vazhdimin e asaj që ai e quan “terror ajror” kundër Ukrainës.

“Ukraina është duke luftuar për një jetë normale, të cilën e meriton, për paqe, drejtësi dhe qëndrueshmëri. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por, Rusia nuk po dëshiron dhe po vazhdon terrorin ajror. Gjatë javës së kaluar, më shumë se 1,050 drone sulmuese, pothuajse 1 300 bomba dhe më shumë se 20 raketa u lëshuan kundër Ukrainës për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz”.

“Nëse doni bisedime, mos targetoni njerëzit me raketa balistike. Për të bërë Rusinë të ndalojë sulmet, ne kemi nevojë që bota të jetë më e bashkuar dhe e fortë”, ka thënë Zelensky.

Policia ukrainase disa njerëz janë plagosur nga sulmet e Rusisë në Donetsk në 24 orët e fundit, ku dhe janë shkatërruar disa shtëpi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit…