
Zelensky, ShBA-së: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk diskutohen
16 prill 2025
| 08:14
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër pas raportimeve të medieve ndërkombëtare në lidhje me një propozim të pretenduar nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff.
Sipas raportimeve, Witkoff kishte zhvilluar një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ndër temat e diskutuara dyshohet të ketë qenë edhe ndarja territoriale e Ukrainës dhe njohja e disa rajoneve të pushtuara si pjesë e Federatës Ruse.
Zelensky e cilësoi këtë të papranueshme, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të diskutueshme.