Zelensky shkarkon ambasadorët ukrainas në Gjermani, Hungari, Çeki dhe disa vende të tjera

09 korrik 2022 | 23:26

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi sot ambasadorin e Kievit në Gjermani, si dhe disa të dërguar të tjerë të lartë, thuhet në faqen e internetit të presidencës ukrainase.

Në një dekret që nuk jepte asnjë arsye për këtë veprim, ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari.

Nuk është e qartë nëse diplomatët do të marrin poste të reja.

Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të marrin mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Marrëdhëniet e Kievit me Gjermaninë, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse me energji, janë të ndjeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski…