Zelensky shkarkon ambasadorin ukrainas në Britani
21 korrik 2023
| 11:38
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin ukrainas Vadym Prystaikon që shërben në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga njoftimi që ka ardhur nga Kievi, nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin, shkruan Skynews.
Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku 2020. Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.