Zelensky shkarkon disa ambasadorë, ndër ta edhe atë të Gjermanisë
10 korrik 2022
| 17:32
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve.
Ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji, Hungari, Maldive, Sri Lanka, Bangladesh dhe Nepal.
Zelensky këtë e bëri të ditur përmes një dekreti në të cilin nuk jepte asnjë shpjegim për vendimin e marrë, shkruan News9live.
Ndryshe, në mes të luftës me Rusinë, Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të mbledhin mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.