Zelensky shkarkon edhe guvernatorin e Donetsk-ut
06 shtator 2023
| 01:15
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi dekretin për shkarkimin e Pavlo Kyrylenkos nga posti i guvernatorit të rajonit të Donetskut, të cilin e mbante që nga viti 2019.
Dekreti përkatës, nr. 558/2023, është publikuar në faqen e presidentit, transmeton Ukrinform.
“Të shkarkojë Pavlo Oleksandrovych Kyrylenko nga posti i kreut të Administratës Shtetërore Rajonale të Donetsk, në përputhje me letrën e dorëheqjes së dorëzuar prej tij”, thuhet në dekret.
Siç raporton Ukrinform, më 5 shtator, Kabineti i Ministrave miratoi shkarkimin e kreut të RMA të Donetsk Pavlo Kyrylenko.