Zelensky shkarkon komandantin e forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka shkarkuar komandantin e forcave ajrore, Mykola Oleshchuk.
Shkarkimi u njoftua të premten përmes një dekreti presidencial, shkruan skynews.
Udhëheqësi ukrainas nuk ka dhënë asnjë shpjegim të menjëhershëm, por ai vjen disa ditë pasi një pilot ukrainas mbeti i vdekur pas rrëzimit të një aeroplani F-16.
Nënkoloneli Oleksiy Mes mbeti i vdekur teksa mbronte qiellin e Ukrainës nga sulmi i madh ajror i Rusisë.
Deputetja ukrainase, Mariana Bezuhla ka pohuar se aeroplani është rrëzuar nga sistemi i raketave anti-ajrore të vendit.
Në përgjigje të Bezuhlas, përpara shkarkimit të tij, gjenerallejtënant Oleshchuk tha se komentet e saja ishin një “mjet për të diskredituar udhëheqjen e lartë ushtarake”.
“Mariana, do të vijë koha që do t’i kërkosh falje gjithë ushtrisë për atë që ke bërë, shpresoj në gjykatë!”, shtoi ai.