Zelensky shkon në front të luftës bashkë me marinsat, Rusia e sulmon
24 maj 2023
| 08:33
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbritur në frontin e parë të luftës në Donetsk ku takoi trupat speciale të marinsave.
Ai falenderoi ushtarakët për rezistencën që po tregojnë ndaj forcave pushtuese të Rusisë në lindje të vendit.
“Urimi im më i madh për ju është që të fitoni. Ne e kuptojmë që fitorja nuk do të jetë e ëmbël për shkak të rrugës së hidhur drejt saj”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas u premtoi marinsave mjetet të sofistikuara luftarake si dhe shtimin e njësive të reja. Sakaq, në Donetsk, ku qëndroi dhe Zelensky, Rusia lëshoi disa sulme raketore. Ukraina njoftoi se shumë prej tyre janë ndaluar nga mbrojtja ajrore. /a2cnn