Zelensky shkon në kufirin me Bjellorusinë, takon ushtarët e Ukrainës
20 prill 2023
| 07:58
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar trupat ushtarake në kufirin e vendit me Bjellorusine dhe Poloninë. Duke inspektuar kufirin në rajonin Volyn të Ukrainës veriperëndimore, lideri ukrainas falënderoi trupat për mbrojtjen e vendit të tij që nga pushtimi i Moskës.
Zelenskyy e quajti vizitën “një nder” dhe lavdëroi ushtarët që qëndruan “të vendosur” në mbrojtjen e tyre të Bakhmutit, qyteti lindor, i cili ka qenë skena e luftimeve intensive për muaj të tërë.
Në një postim të veçantë në Telegram sot, presidenti tha se ai diskutoi çështjet e sigurisë dhe socio-ekonomike me liderët në rajonin e Volyn.