Zelensky takohet me presidentin e ri të Këshillit Evropian

01 dhjetor 2024 | 14:45

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar sot me presidentin e ri të Këshillit të BE-së, Antiono Costa në Kiev.

Costa është shoqëruar bashkë me përfaqësuesen e re të lartë për punët e jashtme, Kaja Kallas, shkruan “SkyNews”.

Zelensky tha se lufta e presidentit rus, Vladimir Putin është “gjithashtu kundër një Evrope të bashkuar” dhe theksoi nevojën që kontinenti të “forcohet” dhe të qëndrojë së bashku.

“Unë jam mirënjohës për mbështetjen që Ukraina ka marrë që nga dita e parë e pushtimit të plotë të Rusisë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 54 trupa janë nxjerrë nga lumi Niger i…